Një studim sero-epidemiologjik i pjesës kontinentale të Kinës tregon se përqindja e infektimit të COVID-19 është në nivel të ulët, bëri të ditur të hënën Qendra e Kontrollit e Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës (CDC).

Studimi u zhvillua në tre rajone të ndryshme, përfshirë qytetin Wuhan, zonat jashtë Wuhan-it të provincës Hubei si dhe gjashtë provinca e qytete të varura drejtpërdrejt nga qendra, si Pekin, Shangai, Liaoning në Kinën Verilindore, Jiangsu në Kinën Lindore, Guangdong në Kinën Jugore dhe Sichuan të Kinës Jugperëndimore. (Wang Lei/ Albana)