Administrata Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore e Kinës njoftoi të hënën se ka përshtatur listën e barnave të mbuluara nga sigurimet shëndetësore kombëtare, duke përfshirë në të barnat lidhur me trajtimin e COVID-19.

Administrata ka shtuar "Ribavirin"-in, "Arbidol"-in dhe barna të tjera në këtë listë, që përmban tashmë të gjitha ilaçet e përdorura në trajtimin kombëtar të COVID-19.

Lista e re do të fillojë të zbatohet më 1 mars të vitit 2021.(Zhan Dian/Artan)