Punonjësit shëndetësorë në Zhengzhou, kryeqendër e provincës Henan të Kinës Qendrore, filluan të vaksinohen këtë javë, teksa provincat dhe qytetet kineze po përgatiten për vaksinimin emergjent kundër COVID-19.

Vaksinat e koronavirusit po dërgohen në mbarë vendin për të garantuar vaksinimin e grupeve me rrezik të lartë.

Wang Meng nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve e Zhengzhou-t, ishte pjesë e grupit të parë prej të paktën 130 punonjësish mjekësorë që u vaksinuan në shërbimin shëndetësor të lagjes në distriktin Erqi të këtij qyteti.

"Jam mirë dhe nuk ndiej asnjë shqetësim ose ndryshim prej vaksinave të tjera," tha Wang për CMG-në pas injektimit. "Unë mendoj se vaksinat e COVID-19 nga Kina janë të sigurta dhe nuk shqetësohem aspak."

Në këtë qendër mund të vaksinohen e shumta 15 veta në orë, të moshës nga 18 deri në 59 vjeç. Nuk lejohet vaksinimi i grave shtatzëna dhe i atyre që vuajnë prej alergjive ose sëmundjeve kronike.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë u shpreh të dielën se Kina përballon presion dhe sfida më të mëdha në parandalimin e përhapjes së virusit me uljen e temperaturës në dimër dhe pranverë, dhe se vaksinimi i grupeve kyçe të popullatës ka "rëndësi shumë të madhe për përpjekjet e parandalimit."

Komisioni tha gjithashtu se 1 milion doza të dy vaksinave kandidate kineze u janë bërë grupeve më të rrezikuara qysh nga korriku, pa efekte anësore serioze të raportuara deri tani.

(Xu Guang)