Fushata e Kinës gjatë katër dekadave të fundit për zhdukjen e varfërisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), është e njohur globalisht si “një sukses i pashembullt”. Drejtori i përgjithshëm i ILO-s, Guy Ryder, në një intervistë për “Xinhua”, thotë se luftimi i varfërisë ka qenë një shqetësim kryesor për Kinën, vendi i parë në zhvillim që ka përmbushur një nga Qëllimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara drejtuar varfërisë.

Në tetor, Banka Botërore paralajmëroi që pandemia Covid 19 vlerësohet të shtyjë 88 milionë deri në 115 milionë njerëz në të gjithë botën në varfëri ekstreme këtë vit, me një rritje totale deri në 150 milionë në 2021-shin, në varësi të ashpërsisë së tkurrjes ekonomike. “Për herë të parë në shumë vite, nivelet e varfërisë në botë në të vërtetë po rriten dhe kjo është diçka në të cilën duhet të përqendrohemi tani në procesin e rimëkëmbjes”, -tha kreu i ILO. “Nëse nuk themi se eliminimi i varfërisë është përparësia jonë kryesore ne rrezikojmë të shkojmë prapa dhe jo përpara”,- paralajmëroi ai. Duke vërejtur angazhimin e Kinës për organizimin dhe multilateralizmin në përgjithësi, kreu i ILO-s u shpreh optimist për bashkëpunim të mëtejshëm në përballimin e sfidave që vijnë nga pandemia. (Elona)