Shangai ka raportuar rënien më të madhe në rastet e HIV/AIDS në tre vitet e fundit, me 1482 raste të regjistruara në vitin 2020, 24.1 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thanë të martën autoritetet komunale të shëndetit. Transmetimi seksual mbeti rruga kryesore e transmetimit të AIDS-it, bën të ditur “Xinhua”.

Shangai raportoi rastin e parë të infektimit me HIV në vitin 1987. Deri më 20 nëntor 2020, qyteti kishte raportuar gjithsej 25.972 raste me HIV/AIDS. Shangai ka përmirësuar testimin e HIV-it për grupet me rrezik të lartë për të parandaluar dhe kontrolluar raste të reja dhe ka bërë ndërhyrje efektive për të parandaluar transmetimin e virusit HIV nga nëna te fëmija. (Elona)