Provinca Yunnan e Kinës Jugperëndimore shënoi rritje në mbulimin e saj pyjor, që arriti në 23.9 milionë hektarë, duke u rritur nga 55.7 për qind në vitin 2015-n në 62.4 për qind më 2020-n, falë pyllëzimeve dhe përpjekjeve të restaurimit ekologjik, thanë autoritetet lokale.

Rritja e bimësisë mund t'i atribuohet një sërë projekteve ekologjike të drejtuara nga qeveria, të tilla si kthimi i tokave bujqësore në pyje dhe kullota, sipas Wang Weibin, zëvendësdrejtor i zyrës së pyjeve dhe kullotave të provincës Yunnan, bën të ditur “Xinhua”.

Pesë vitet e kaluara, vëllimi i rezervave pyjore të Yunnan u rrit nga 1.77 miliardë metra kub në 2.02 miliardë metra kub. Rreth 2.5 milionë hektarë pemë u mbollën gjatë kësaj periudhe.

Vëllimi i stokut pyjor të provincës dhe zona pyjore renditen të dytët midis rajoneve të nivelit provincial të Kinës. (Elona)