Presidenti kinez Xi Jinping shkoi të enjten në provincën lindore Jiangsu për një vizitë inspektimi. Ai vizitoi së pari zonat pranë lumit Jance të qytetit Nantong për të mësuar nga afër punët e sistemimit të menaxhimit ujor dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Më pas, presidenti vizitoi një muze në kujtim të Zhang Jian (1853-1926), një figurë e shquar kombëtare që dha kontribut të madh për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe shoqëror të vendit.(Zhang Yan/Albana)