Provinca Yunnan e Kinës Jugperëndimore dhuroi të mërkurën furnizime mjekësore në Mianmar për të ndihmuar në luftimin e Covid-19. Një ceremoni dhurimi u mbajt në qytetin kufitar të Ruilit.

Furnizimet konsistonin në 46.000 maska N95, 30.000 syze, 30.000 kostume mbrojtëse dhe 10 ventilatorë me vlerë gjithsej 8 milionë juanë (rreth 1.2 milionë dollarë).

Gjashtë kamionë kontejnerë që mbanin furnizimet e pajisjeve mjekësore pritet të mbërrijnë në Mandalay të shtunën dhe në Yangon më 16 nëntor. Të gjitha mallrat dhe automjetet kaluan në dezinfektim të plotë para se të niseshin, ndërsa shoferët iu nënshtruan testit të acidit nukleik. (Elona)