Vaksina e parë efektive e koronavirusit mund të parandalojë që më shumë se 90% e njerëzve të marrin Covid-19, tregon një analizë paraprake, njofton “BBC”.

Zhvilluesit “Pfizer” dhe “BioNTech” e përshkruan këtë zhvillim si një ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin.

Vaksina e tyre është testuar në 43.500 njerëz në gjashtë vende dhe nuk ka ngritur shqetësime për sigurinë.

Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratim emergjent për ta përdorur vaksinën deri në fund të muajit. (Fatosi)