Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) këtë vit, kompanitë tregtuese të ushqimeve nga brenda e jashtë Kinës po bëjnë përpjekje për të forcuar sigurinë e ushqimeve të importuara në kushtet e pandemisë së COVID-19.
Shumë supermarkete në Shangai kanë një gamë të gjerë mallrash importi, por gjatë epidemisë së COVID-19, konsumatorët po tregojnë më shumë vëmendje për sigurinë e ushqimeve.
Chen Lixia, banore e Shangait, thotë: "Blej shumë mallra të importuara për foshnjën time, dhe gjithashtu verë të importuar. E vë gjithmonë në plan të parë sigurinë dhe shijen."
Kina është një ndër tregjet kryesore të mishit të gjedhit dhe të verës nga Australia.
Calvin An, menaxheri i degës së "Coles"në Kinë, tha se ky supermarket australian ka një sistem të gjurmimit për të gjithë mishin e ngrirë të gjedhit që eksportohet në Kinë.
Seksioni i ushqimeve dhe i produkteve bujqësore i CIIE-së ka numrin më të madh të pjesëmarrësve.
Mbi 1000 kompani nga afro 100 vende e rajone të botës janë regjistruar për këtë ekspozitë, 30 prej të cilave bëjnë pjesë ndër 500 kompanitë më të fuqishme globale sipas vlerësimit të revistës "Fortune". (Wang Lei/Artan)