Këshilltarët politikë kinezë diskutuan ditët e fundit mbi mbrojtjen dhe zhvillimin e burimeve detare, në një seminar dyjavor, njofton “Xinhua”.

Seminari, i mbajtur nga Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, u kryesua nga Wang Yang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetari i Komitetit Kombëtar.

Wang theksoi kujdesin, mirëkuptimin dhe planifikimin për zhvillimin e oqeanit, që i shërben strategjisë së përgjithshme të vendit për ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të prosperuar në të gjitha aspektet.

Këshilltarët politikë dhe studiuesit paraqitën sugjerimet e tyre në seminar, ndërsa mbi 100 këshilltarë politikë shprehën pikëpamjet e tyre përmes një platforme online.

Duke vënë në dukje arritjet e zhvillimit detar gjatë pesë viteve të fundit, ata thanë që mbrojtja dhe zhvillimi i burimeve detare duhet të përfshihen në Planin e 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar dhe Objektivat Afatgjatë deri në vitin 2035, duke vënë në dukje se ligjet dhe rregullat përkatëse duhet të përmirësohen.