Nga 26 deri më 29 tetor u zhvillua në Pekin plenumi i 5-të i Komitetit të 19-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Në këtë plenum u shqyrtuan propozimet për Planin e 14-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomiko-Shoqëror të Kinës dhe Objektivat Afatgjata të Zhvillimit deri në vitin 2035, duke përcaktuar rrugën e zhvillimit të Kinës në pesë vjetët e ardhshëm dhe duke hartuar një program për zhvillimin afatgjatë.

Xi Jinping-u, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, shpjegoi një projekt të propozimeve dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm pasi u miratuan propozimet.

Ai u shpreh se Kina po shkon drejt përmbushjes së objektivave e detyrave të Planit të 13-të Pesëvjeçar dhe arritjes së fitores në ndërtimin e një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet. Kështu, kombi kinez ka hedhur një hap të madh drejt përtëritjes kombëtare dhe Kina socialiste tani është një vend që qëndron kryelartë në Lindje, shtoi ai.

Gjatë drejtimit të punës për hartimin e dokumentit, Xi theksoi shpesh se në të duhet të shprehet qartë vendosja e popullit në plan të parë dhe nxitja e begatisë së përbashkët për të gjithë.

Kjo është hera e parë që shprehje si "arritja e përparimeve më thelbësore në begatinë e përbashkët për të gjithë" përfshihen në një dokument të plenumeve të Partisë.

"Nxitja e begatisë të përbashkët për të gjithë është një detyrë afatgjatë. Ne duhet t'i kushtojmë më shumë rëndësi nxitjes së begatisë të përbashkët, duke hedhur hapa të vendosur dhe duke bërë përpjekje të qëndrueshme drejt këtij objektivi," tha Xi

Ai theksoi shumë herë se duhet të dëgjohet zëri i njerëzve.

Gjatë hartimit të propozimeve, PKK-ja mori mendimet e publikut, duke tërhequr mbi 1 milion reagime e sugjerime nga përdoruesit e internetit.

Xi vërejti se nga Plani i 1-rë Pesëvjeçar (1953-1957) deri në të 14-tin, shndërrimi i Kinës në një vend modern socialist ka qenë një temë e pandryshueshme.

Kina është afër përfundimit të ndërtimit të një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet dhe në prag të realizimit të detyrës së çrrënjosjes së varfërisë, tha Xi.

"Duke filluar nga viti i ardhshëm, ne do të përparojmë drejt objektivit të ndërtimit të një vendi modern socialist," shtoi ai. (Çang Çuo/Artan)