Presidenti kinez Xi Jinping do të mbajë një fjalim kryesor virtual në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit (CIIE) dhe të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar "Hongqiao", që do të mbahet më 4 nëntor në Shangai, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng.
Si ekspozita e parë botërore që i kushtohet importit, CIIE-ja do të organizohet për herë të tretë nga 5 deri më 10 nëntor, pas suksesit të arritur në dy edicionet e mëparshme.
Krahas kontrollit të rregullt të epidemidë, Dogana e Shangait ka ofruar shërbime më të mira për pjesëmarrësit në ekspozitë, duke krijuar 43 kanale dhe 79 sportele të posaçme në pikat kryesore kufitare të qytetit.
Në edicionin e dytë të organizuar në nëntor të vitit të kaluar, u nënshkruan kontrata me vlerë 71.13 miliardë dollarë amerikanë për blerjet njëvjeçare të mallrave dhe të shërbimeve.(Zhang Yan/Artan)