Kolegjet dhe universitetet në Kinë shënuan rritje në regjistrimin e studentëve me aftësi të kufizuara në periudhën 2017-2019, bëri të ditur Federata e Personave me Aftësi të Kufizuara të Kinës (CDPF).

Një total prej 12.362 studentësh me aftësi të kufizuara u pranuan në universitete në vitin 2019, shkruan “Xinhua”.

Federata e Personave me Aftësi të Kufizuara ka punuar me departamentet përkatëse për vite me radhë për të lehtësuar punësimin e studentëve me aftësi të kufizuara, përmes panaireve të veçanta të punës dhe një platforme shërbimi në internet.