Pas analizës disamujore, studiuesit kinezë kanë arritur në përfundimin se ushqimet e importuara nëpërmjet zinxhirit të ftohtë nga zonat me rrezik të lartë jashtë vendit mund të jenë origjina e shfaqjes së papritur të rasteve të reja të COVID-19 në Pekin në qershor, që filloi nga tregu i shitjes me shumicë më i madh i qytetit "Xinfadi".

Studimi, i kryer së bashku nga disa institucione, që përfshijnë Qendrën për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të Pekinit, Akademinë Kineze të Shkencave Mjekësore, Kolegjin Mjekësor "Bashkimi" të Pekinit dhe Qendrën e Shkencës së Jetës të Universitetit "Tsinghua" e Universitetit të Pekinit, u publikua në periodikun mjekësor "Revista Kombëtare e Shkencës" javën e kaluar.

Ky zbulim është shumë i rëndësishëm për vendet ku transmetimet në komunitet janë frenuar ose vënë në kontroll, shkruajnë autorët, duke paralajmëruar se virusi mund të rikthehet nëpërmjet transportimit të gjërave të ndotura me anë të zinxhirit të ftohtë dhe të nisë një shpërthim.

Ata sugjerojnë mbikëqyrjen e rregullt të produkteve të importuara nëpërmjet zinxhirit të ftohtë, veçanërisht të atyre nga rajonet me epidemi të COVID-19. (Xu Guang)