Pekini planifikon të instalojë Defibrilatorët e Jashtëm Automatik (AED) në 104 stacione të qytetit në shtatë linja metroje deri në fund të këtij viti në rast të emergjencave të pasagjerëve, njoftuan të mërkurën autoritetet përkatëse.

Tani, 22 stacione në Linjën 1 dhe stacionet me fluks masiv të udhëtarëve në Linjën 4, kanë përfunduar instalimin e AED-ve. Deri në fund të vitit 2022, të gjithë stacionet tranzit të metrove në qytet do të pajisen me pajisjet shpëtuese, sipas burimeve nga autoritetet lokale të transportit dhe shëndetit.

AED-ja është një pajisje emergjente që mund të zbulojë automatikisht ritmet anormale të zemrës dhe të japë një goditje elektrike në zemër për të rivendosur ritmin normal. Përdorimi i AED-ve ka një sukses shumë më të lartë në shpëtimin e pacientëve me arrest kardiak sesa procedura e ringjalljes kardiopulmonare (CPR). Përdoret thjesht dhe mund të përmirësojë shumë efektin e ndihmës së parë paraspitalore, duke shpëtuar jetë. (Albana)