Pak kohë më parë, gazeta gjermane “Der Tagesspiegel” njoftoi që BE-ja ka marrë vendim që të zgjerojë rrjetin e transportit TEN-T dhe të krijojë një version europian të rrugës së mëndafshit që i ngjan “Një brez, një rrugë”, me synimin e lidhjes së Europës me Azinë me infrastrukturë më të mirë.

Sivjet është 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe BE-së. Qysh nga ajo kohë, sidomos pas vitit 1998, kur u krijua partneriteti i qëndrueshëm konstruktiv afatgjatë, deri te partneriteti i gjithanshëm në vitin 2001, në partneritetin e gjithanshëm strategjik në 2003 dhe deri në 4 partneritetet kryesore Kinë-BE për paqe, rritje, reformë dhe kulturë në vitin 2014, marrëdhëniet dypalëshe janë në rritje të pandërprerë.

Gjatë këtyre 45 vjetëve, tregtia Kinë-BE është rritur mbi 250 herë, BE-ja për 16 vjetë me radhë ka qenë partnerja më e madhe tregtare e Kinës dhe Kina për shumë vjetë partnerja e dytë me e madhe tregtare e BE-së.

Këtë vit, shpërthimi i epidemisë COVID-19 ka shkaktuar sfida për thellimin e bashkëpunimit Kinë-BE. Në këtë sfond, Kina dhe BE-ja mbështesin njera-tjetrën dhe përpilojnë së bashku hartën e bashkëpunimit dypalësh.

Vlen të përmendet që pas shpërthimit COVID-19, shërbimi i qëndrueshëm i trenave të rregullt Kinë-BE ka nxitur qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërkufitare, ka ndihmuar rifillimin e prodhimit dhe punës të ndërmarrjeve dhe ka pakësuar ndikimet e epidemisë COVID-19 mbi zinxhirin industrial dhe të furnizimit të Kinës dhe vendeve të BE-së, duke u bërë “linja e jetës” për dy palët. Të dhënat tregojnë që në gjashtëmujorin e parë, trenat e rregullt Kinë-BE kanë bërë 5122 udhëtime, 36% më shumë se një vit më parë dhe deri në fund të shtatorit, janë realizuar gjithsej mbi 30 mijë udhëtime.

Komisioneri i lartë i BE-së për Diplomaci dhe Siguri, Josep Borrell publikoi një artikull, ku thuhet që COVID-19 do ta riformojë botën dhe “Kina po lëshon një sinjal të hapur, ndryshe nga ShBA-ja, Kina është një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm”. Qoftë nisma “Një brez, një rrugë” apo “rruga europiane e mëndafshit”, lidhjet mes Kinës dhe BE-së kanë më shumë rëndësi praktike për nxitjen e zhvillimit ekonomik të botës. (Jiang Lei)