Ministria e Arsimit e Kinës publikoi një udhëzim për edukimin mbi sigurinë kombëtare, për të përforcuar njohuritë e studentëve në këtë fushë.

Udhëzimi kërkon që shkollat dhe universitetet të nisin kurse për të mësuar nxënësit dhe studentët mbi interesat kombëtare, kërcënimet kombëtare dhe mënyrat për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Në këtë udhëzim, Ministria e Arsimit ka theksuar fjalime dhe mësime eksperimentale për sigurinë kombëtare si një pjesë plotësuese e programit shkollor. Ministria gjithashtu nxit shfrytëzimin e burimeve shoqërore, si vendet e arsimit, institucionet profesionale dhe bizneset në sektorët që lidhen me sigurinë kombëtare.

Sipas udhëzimit, kjo do të inkurajojë nxënësit dhe studentët t’i kushtojnë më shumë vëmendje sigurisë kombëtare.(Jiang Lei)