Deri në fund të vitit, trenat me shpejtësi të lartë që lidhin Pekinin dhe Shangain do të fusin në përdorim vagonët e qetë, për t’u ofruar pasagjerëve një ambient më të qetë dhe të rehatshëm. Lajmi u bë i ditur nga kompania “Co Ltd” e hekurudhës së shpejtësisë së lartë, shkruan “CGTN”. Në një vagon të qetë, volumi i videove në bord do të çaktivizohet dhe njoftimet do të bëhen me zë të ulët. Dyert në skajet e karrocës do të mbahen të mbyllura për të mbytur zhurmat.

Shërbimi i ri nxiti diskutime rreth asaj se si udhëtarët duhet të qëndrojnë të heshtur dhe u ngritën shumë pyetje lidhur me sjelljen e tyre gjatë udhëtimit, sidomos nëse do të ketë fëmijë në bord.

Sipas kompanisë, rregullat për sjelljen e pasagjerëve në vagonët e qetë do të specifikohen më tej.