Numri i njëqindvjeçarëve në Shangai tejkaloi 3000 për herë të parë, sipas të dhënave të lëshuara nga Byroja e Çështjeve Civile të Shangait, të cilat treguan se prej 30 shtatorit rezultojnë të jenë 3009 banorë të moshës 100 e lart, nga 2729 vitin e kaluar.

Midis tyre, mbi 97 për qind janë midis 100 dhe 105 vjeç. Gratë përbënin gati 74 për qind të qindvjeçarëve, shkruan “China Daily”.

Xu Suzhen, një grua 113-vjeçare në distriktin Huangpu, është konfirmuar zyrtarisht si personi më i vjetër në qytet për herë të tretë, ndërsa burri më i madh është Tao Ruisheng, 110 vjeç, në Pudongun e Ri. Qyteti ka katër çifte qindvjeçare, duke përfshirë 103-vjeçarin Yang Zhulin dhe gruan e tij Hu Dongxiang, të moshës 100 vjeç.

“Popullsia me jetë të gjatë në Shangai ka qenë në rritje në vitet e fundit, gjë që demonstron azhurnimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për të moshuarit në qytet", -tha Zhou Haiwang, zëvendësdrejtor në Institutin e Popullsisë dhe Zhvillimit në Akademinë e Shkencave Sociale të Shangait.

Sipas të dhënave, numri i njëqindvjeçarëve në Shangai është rritur gati tetëfish në periudhën e viteve 2000-2019.