Kohët e fundit, disa politikanë amerikanë kanë bërë sulme ndaj Kinës mbi ndryshimin e klimës dhe mbrojtjen e mjedisit, për të mbuluar dobësitë e tyre në sektorin e mjedisit. Veprimet e tyre jo vetëm nuk mund të mashtrojnë publikun, por kanë treguar se ata, të cilët e quajnë veten si mbrojtës të mjedisit po bëjnë hapa pas, po arratisen nga angazhimet ndërkombëtare dhe po minojnë qeverisjen globale të mjedisit.

Siç kanë vënë në dukje disa analistë, ShBA-ja është bërë një shkatërruese si dhe krijuesja më e madhe e problemeve në bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e mjedisit.

Tërheqja nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, zbatimi jo në kohë i detyrave ndërkombëtare, mungesa në marrëveshjet mjedisore shumëpalëshe, pengimi i procesit shumëpalësh mjedisor... Ministria e Jashtme e Kinës ka publikuar 2 dokumente për veprimet e ShBA-së që dëmtojnë qeverisjen globale të mjedisit, duke listuar veprimtarinë negative të ShBA-së në mbrojtjen e mjedisit. Përpara gjithë këtyre fakteve, si është e mundur që disa politikanë amerikanë kanë fytyrë t’ja hedhin fajin të tjerëve?

Së pari, si vendi më i madh për lëshimin e gazit serrë në historinë botërore dhe vendi i dytë më i madh i botës së sotme, veprimet e ShBA-së në pakësimin e lëshimit të gazit serrë ndikojnë shumë në efektet e masave përballuese klimatike të botës. Por me nxitjen e politikës “Amerika e Para” dhe të interesave afatshkurtra, qeveria amerikane ka hedhur poshtë premtimet dhe marrëveshje përkatëse, duke ecur mbrapsht në sektorin e mjedisit.

Së dyti, në përballimin e mjedisit global, ShBA-ja nuk bën përpjekje, madje nuk ofron as fonde. Të dhënat tregojnë që ShBA-ja zë pjesën më të madhe të borxhit në fondin mjedisor global, ndër 116 milionë dollarë amerikanë të borxhit të përgjithshëm të botës, ShBA-ja ka një borxh prej 111 milionë dollarësh. Prej vitit 2018, ShBA-ja nuk ka paguar tarifa për marrëveshjen kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike dhe tarifa që duhet të paguhet ka arritur në 13.57 milionë euro.

Njerëzimi ka vetëm një botë. Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i vazhdueshëm është detyra e përbashkët e vendeve. Në fakt, Kina dhe BE-ja po reagojnë dhe mbështesin aktivisht thirrjet nga OKB-ja, kanë caktuar objektivat për mbrojtjen e mjedisit dhe po zbatojnë pandërprerë detyrat përkatëse.

Tani, Kina ka përmbushur objektivat e saj të klimës 2020. Në debatet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të sesionit të 75-të, lideri më i lartë i Kinës shpalli se pala kineze do të përpiqet të arrijë nivelin maksimal të pakësimit të lëshimit të karbonit para vitit 2030 dhe do të arrijë asnjanësimin e karbonit para vitit 2060. Ky është zotimi solemn i Kinës për një botë të pastër dhe të bukur, gjë që është vlerësuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. (Jiang Lei/Albana)