Lidhur me planin e miratuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për shitjen e armëve ishullit të Tajvanit, zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin tha më 27 tetor në Pekin se Kina i bën thirrje ShBA-së të anulojë planin e saj për shitjen e armëve Tajvanit, duke shtuar se pala kineze do të marrë çdo masë të duhur dhe të drejtë për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat kombëtare.

Wang Wenbin tha në një konferencë për shtyp se shitja e armëve Tajvanit shkel rëndë parimin e “Një Kine” dhe Tre Komunikatat e Përbashkëta Kinë-SHBA, sidomos “Komunikatën e 17 Gushtit”. Kjo dëmton rëndë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e Kinës dhe lëshon sinjalin e gabuar për forcat separatiste për të ashtuquajturën “pavarësi e Tajvanit”, duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet Kinë-ShBA, si dhe paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit. Kina shpreh kundërshtim të fortë për këtë, theksoi Wang.

“Kina nxit ShBA-në të zbatojë parimin e ‘Një Kine’ dhe Tre Komunikatat e Përbashkëta Kinë-SHBA, të ndalojë shitjen e armëve Tajvanit dhe lidhjet ushtarake me këtë rajon si dhe të anulojë planin e shitjes së armëve për të mos dëmtuar më tej marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit. Kina do të marrë masa të drejta dhe të duhura për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat kombëtare,” tha Wang. (Jiang Lei/Albana)