Banka qendrore e Kinës injektoi të martën para në sistemin bankar përmes operacioneve të tregut të hapur për të mbajtur nivelin e duhur të likuiditetit.

Banka Popullore e Kinës injektoi 100 miliardë juanë (rreth 14.9 miliardë dollarë amerikanë) në treg përmes marrëveshjeve të riblerjes (repo) 7-ditore me një normë interesi prej 2.2 për qind, sipas një deklarate në faqen e saj zyrtare.

Kjo masë synon ruajtjen e likuiditetit të mjaftueshëm të arsyeshëm në sistemin bankar, sipas bankës qendrore.

Me 70 miliardë juanë repo të anasjellta në të njëjtën ditë, kjo çoi në një injektim neto të likuiditetit prej 30 miliardë juanësh në treg.

Një marrëveshje e anasjelltë riblerjeje është një proces në të cilin banka qendrore blen letra me vlerë nga bankat tregtare përmes ofertave, me një marrëveshje për t'i rishitur në të ardhmen.

Kina ndjek një politikë të kujdesshme monetare në një mënyrë më fleksibël dhe të përshtatshme, sipas raportit të punës të qeverisë të këtij viti. (Albana)