Kina kishte 26.456 prodhues të pajisjeve mjekësore në fund të gushtit, një rritje me 40 për qind sipas të dhënave zyrtare, shkruan “CGTN”.

Për të përballuar epideminë e COVID-19 në muajt e parë të vitit, autoritetet kineze përshpejtuan miratimin e pajisjeve mjekësore, sipas Administratës Kombëtare të Produkteve Mjekësore.

Një total prej 49 llojesh të pajisjeve testuese COVID-19, dy lloje të pajisjeve të pastrimit të gjakut dhe tetë lloje të ventilatorëve janë miratuar për shitje ose përdorim që nga fillimi i vitit, duke kontribuar në luftën kundër epidemisë.

Deri më tani, 22 rajone të nivelit krahinor, duke përfshirë Pekinin, Shangain, Guangdongun dhe Jiangsun kanë nisur provat e sistemit të regjistrimit të pajisjeve mjekësore.