Pjesa kontinentale e Kinës regjistroi të dielën 161 raste të reja asimptomatike të COVID-19, 137 prej të cilave në Rajonin Autonom të Xinjiang-Uygur të Kinës Veriperëndimore dhe 24 të tjera nga jashtë, njoftoi të hënën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës.

Njëzet raste të reja të COVID-19 u regjistruan gjithashtu të dielën, të gjitha nga jashtë.

Asnjë vdekje në lidhje me sëmundjen nuk u raportua të dielën dhe 20 pacientë me COVID-19 u nxorën nga spitalet pas shërimit, teksa gjithsej 539 pacientë asimptomatikë janë nën vëzhgim mjekësor. (Çang Çuo)