“Përfshirja e Kinës në iniciativën COVAX është një masë e rëndësishme për të mbështetur konceptin e një komuniteti të përbashkët shëndetësor për të gjithë dhe për të përmbushur angazhimin e saj për kthimin e vaksinave Covid 19 në një të mirë publike globale”, -deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian.

"Kina është ekonomia më e madhe që mbështet COVAX", -tha Zhao në një konferencë shtypi, duke shpresuar se bashkimi i Kinës do të motivojë ndërmarrjet për të rritur kapacitetin e tyre të prodhimit, për të siguruar prodhimin e vaksinave dhe për të promovuar mundësinë e përballimit të vaksinave në vendet në zhvillim, bën të ditur “Xinhua”.

Një total prej 184 vendesh dhe ekonomish tani janë bashkuar me COVAX, një iniciativë ndërkombëtare që synon të sigurojë qasje të barabartë në vaksinat Covid-19 në të gjithë botën.