Kohët e fundit, disa burime perëndimore raportuan se në rajonin e Xinjiang-ut ekziston “puna e detyrueshme masive”. Lidhur me këtë, qendra studimore e zhvillimit e rajonit të Xinjiang-ut ftoi specialistë e dijetarë përkatësë për të hetuar gjendjen e punësimit në këtë rajon.

Grupi i hetimit vizitoi me radhë mbi 70 kompani në Illi, Karamay, Kashgar etj. të Xinjiang-ut dhe në Pekin e Tianjin dhe u takua me mbi 800 menaxherë, punonjës e masa popullore të pakicave kombëtare të Xinjiang-ut duke nxjerrë konkluzionin se qeveritë në të gjitha nivelet i ndihmojnë aktivisht masat popullore të pakicave kombëtare të punësohen dhe i sigurojnë plotësisht të drejtat e interesat e tyre, masat popullore të pakicave kombëtare kanë liri të zgjedhin vetë punën që do bëjnë dhe “puna e detyrueshme” nuk ekziston.

Sipas hetimit, punësimi i masave popullore të pakicave kombëtare të Xinjiang-ut përfshin 3 mënyrat kryesore: punësimi në vendlindje, punësimi në rajonin e Xinjiang-ut dhe punësimi në pjesën e brendshme të Kinës. Me zhvillimin e shpejtë të sektorëve të ndryshëm, tani vendet e punës në Xinjiang-un jugor nuk mund të plotësojnë kërkesat e masave popullore vendëse për punë dhe më shumë banorë kanë lëvizur në qytete të tjera në Xinjiangun verior dhe në pjesën e brendshme me paga më të larta dhe mjedis më të mirë të jetesës për punë. Ata gëzojnë të drejtën ta marrin vetë vendimin se ku do punojnë.

Qeveria kineze i kushton shumë rëndësi punësimit në Xinjiang dhe ka zbatuar politikën e favorshme në ndihmë të punësimit të masave popullore të pakicave kombëtare në këtë rajon. Grupi i hetimit pa se në krahinat e ndryshme të Xinjiang-ut janë krijuar grupet e punësimit në ndihmë të punësimit të banorëve vendës. Nëpërmjet praktikës disa vjeçare, në Xinjiang është krijuar sistemi i përsosur i punësimit. Çdo vit qeveria jep fonde të mëdha në përgatitjen e punësimit. Nga viti 2014 deri në vitin 2019, 6 milionë e 957 mijë njerëz të Xinjiang-ut morën pjesë në përgatitjen e aftësive të punës. Me ndihmën e qeverisë, shumë masa popullore të pakicave kombëtare kanë gjetur punë të kënaqshme. Sipas statistikave, nga viti 2014 deri në vitin 2019, 16 milionë e 570 mijë fshatarë të rajonit Xinjiang shkuan jashtë për punë, ndër të cilët 10 milionë e 70 mijë veta janë nga Xinjiang-u jugor.

Punësimi i duhur i masave popullore të pakicave kombëtare të Xinjiangut është shenja e dukshme e përparimit të çështjes së të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe është suksesi i politikës së Xinjiang-ut të qeverisë qendrore kineze. Koncepti “puna e detyrueshme në Xinjiang” i paraqitur nga disa perëndimorë është krejt i pabazë dhe është një shpifje e nisur nga qëllime politike. (Fani/Albana)