Kina do të nxisë më tej zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë VR (Realitetit Virtual) ndërsa vendi harton Planin e 14-të Pesëvjeçar për zhvillimin ekonomiko-shoqëror nga vitit 2021 në 2025-n, tha zëvendëskryeministri Liu He në Konferencën Botërore 2020 mbi Industrinë e VR.

Ngjarja dyditore, me temë "Mundësi të reja, perspektiva të reja", filloi të hënën në Nanchang, kryeqendrën e provincës Jiangxi të Kinës lindore.

Në fjalën e tij kryesore në ceremoninë e hapjes, Liu tha se pandemia COVID-19 këtë vit ka stimuluar shumë zhvillimin e bizneseve pa kontakt si VR. Dhe me ardhjen e epokës 5G, teknologjia VR dhe ekonomia reale do të integrohen në një nivel më të gjerë, më të thellë dhe më të lartë.

Ai gjithashtu propozoi tre sugjerime për zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë VR.

Së pari, për të përparuar ndërtimin e infrastrukturës së re të tilla si 5G, Interneti i Gjërave, Interneti Industrial, Inteligjenca Artificiale (AI), llogaritja “cloud” dhe qendrat e të dhënave.

Së dyti, për të eksploruar aplikacione kryesore VR në industri të ndryshme duke përfshirë prodhimin, arsimin, kujdesin shëndetësor, argëtimin, tregtinë dhe logjistikën.

Së treti, për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në teknologjitë e reja dhe për të krijuar një zinxhir global të furnizimit. (Albana)