Rajoni i Hong-Kongut do të punojë së bashku me qytetin e Shenzhen-it për të çuar përpara zhvillimin e mëtejshëm të Zonës Madhe të Gjirit Guangdong-HongKong-Macao, tha të martën kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, Carrie Lam në një konferencë shtypi.

Lam përmendi se një mbledhje e madhe me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Zonës së Posaçme Ekonomike të Shenzhen-it në provincën jugore Guangdong u mbajt më 14 tetor, duke shtuar se rajoni i Hong-Kongut është i gatshëm të mësojë nga "mrekullia" e Shenzhen-it dhe të përparojë me zhvillimin.

Kina më 11 tetor zbuloi planin e ri të plotë të reformave për të ndërtuar Shenzhen-in në një zonë demonstruese pilot të socializmit me karakteristika kineze deri në 2025-n.

Lam tha se plani i ri pritet të injektojë dinamikë të re të novacionit institucional në ndërtimin e Zonës së Madhe të Gjirit dhe do të ofrojë mundësi të reja për bashkëpunimit midis Hong-Kongut dhe Shenzhen-it.

Me qëndrimin e pandryshuar të Hong-Kongut, ajo vuri në dukje se Hong-Kongu dhe Shenzhen-i kanë përparësi të ndryshme dhe dy palët mund të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme.

Ndërmarrjet e financuara nga rajoni i Hong-Kongut zënë 85 për qind të investimeve në Shenzhen, e cila vjen si një shembull i bashkëpunimit dypalësh në fushat e investimeve dhe të tregtisë. (Albana)