Komisioni Komunal i Shëndetit në Pekin u bëri thirrje qytetarëve të dezinfektojnë paketimin e jashtëm të mallrave të porositur jashtë shtetit përmes platformave ose agjentëve të tregtisë elektronike, shkruan Xinhua.

Komisioni i këshilloi qytetarët që të lajnë duart menjëherë pasi të trajtojnë paketimin e jashtëm dhe sendet e freskëta ushqimore të porositura nga jashtë dhe mos të çojnë produkte të tilla në ambiente të mbyllura veçse nëse paketimi është i dezinfektuar.

Sipas autoritetit komunal, gjatë blerjes dhe përpunimit të ushqimeve të freskëta si prodhimet e detit, mishit dhe shpendëve, veçanërisht ushqimet në frigorifer dhe të ngrirë, konsumatorët duhet t'i kushtojnë vëmendje higjienës së duarve dhe të shmangin prekjen e gojës, hundën dhe syve.