Përballë mjedisit të ashpër ndërkombëtar, Hong Kongu duhet të përfitojë nga avantazhet e tij me moton “një vend, dy sisteme" për të kontribuar në modelin e zhvillimit të "qarkullimit të dyfishtë" të vendit, tha të dielën Matthew Cheung, kryesekretari për Rajonin Special Administrativ të Hong Kongut (HKSAR).

Duke u përballur me sfidat dhe ndryshimet në strukturën ekonomike globale, Hong Kongu do të vazhdojë të luajë rolin e tij unik nën moton "një vend, dy sisteme" dhe duke shfrytëzuar përparësitë e veta në mënyrë që të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, tha Cheung.

Hong Kongu do të forcojë rolin e tij si një qendër ndërkombëtare e financave, tregtisë për të mbështetur ciklin ekonomik ndërkombëtar të vendit, ndërsa nga ana tjetër, ai ka nevojë për të shpejtuar integrimin me kontinentin dhe për të marrë pjesë aktive në ciklin e brendshëm ekonomik bazuar në platformën e Zonës së Gjirit të Madh Guangdong-Hong Kong-Macao, tha Cheung.