17 tetori është Dita Kombëtare e Lehtësimit të Varfërisë e Kinës, njëherësh Dita Ndërkombëtare e Zhdukjes së Varfërisë. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se sipas standardit ndërkombëtar të varfërisë me 1.9 dollarë amerikanë në ditë për një individ, gjatë mbi katër dekadave pas zbatimit të reformës e hapjes në Kinë, mbi 800 milionë banorë kinezë u shkëputën nga varfëria, shifër kjo që zë mbi 70% të numrit të përgjithshëm të të varfërve që u shkëputën nga varfëria në mbarë botën.

Gjatë periudhës 2012-2019, përqindja e varfërisë në Kinë u ul nga 10.2% në 0.6%. Në fund të këtij viti, kur Kina do të zhdukë varfërinë absolute, ajo do të përmbushë 10 vjet parakohe objektivin e OKB-së për pakësimin e të varfërve sipas Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030.

Pse Kina mund të arrijë një rezultat aq të dukshëm në lehtësimin e varfërisë?

Në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e Nivelit të Lartë për Pakësimin e Varfërisë dhe Zhvillimin në vitin 2015, presidenti i Kinës Xi Jinping tha qartazi: “Kemi këmbëngulur në drejtimin e lehtësimit të varfërisë me zhvillimin dhe e konsiderojmë zhvillimin si rrugëzgjidhje thelbësore e problemit të varfërisë.” Kjo përvojë e çmuar e Kinës vlerësohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangai-t Vladimir Norov vuri në dukje në një artikull pak kohë më parë se ruajtja e rritjes së shpejtë të ekonomisë është faktori më i rëndësishëm i zgjidhjes së problemit të varfërisë nga Kina. Nëpërmjet zhvillimit të vrullshëm ekonomik, Kina ka krijuar shumë vende pune, të cilat kanë nxitur rritjen e të ardhurave të banorëve dhe kanë formuar tregun gjigant të konsumit në vend. Në këtë mënyrë, Kina realizoi me sukses pakësimin masiv të të varfërve.

Programi i saktë i ndihmës së të varfërve është zbatuar në mënyrë të efektive në shumë krahina kineze, pavarësisht nëpërmjet zhvillimit të industrisë, përmirësimit të mjedisit ekologjik apo arsimimit. Programi i saktë ka nxitur procesin e lehtësimit të varfërisë në Kinë dhe gjithashtu shërben si përvojë për vende të tjera.

Alicia Barcena, sekretarja ekzekutive e Komitetit të Ekonomisë të Amerikës Latine dhe të Karaibeve, tha se vitet e fundit, Kina ka shënjuar në veçanti popullsinë e varfër dhe i ka kushtuar rëndësi gjendjes së shkaqeve të varfërisë, për t’i ardhur të varfërve në ndihmë në mënyrën e saktë. Kjo mënyrë është shumë e vlefshme edhe për vendet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve.

Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres u shpreh: “Kursi i ndihmës së saktë të të varfërve është e vetmja rrugë për realizimin e objektivit të madh të Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030. Përvoja e Kinës mund të mësohet nga vendet e tjera në zhvillim.”

Njëkohësisht, edhe novacioni tekniko-shkencor dhe përmirësimi i infrastrukturës kanë krijuar kushte të favorshme për lehtësimin e varfërisë në Kinë. Ekonomia digjitale, që është lulëzuar në Kinë, është përdorur edhe për zhdukjen e varfërisë, duke i kontribuuar botës tjetër “përvojën e Kinës” në këtë drejtim. P.sh., me informatikën dhe telekomunikacionin e përparuar, Kina ka zgjatur rrezen e shitjes së produkteve bujqësore në zonat e largëta. Në gjysmëvitin e parë të vitit 2019, vlera e produkteve nga zonat e varfra të shitura në platformën e internetit të grupit “Alibaba“, pati rritjen prej 80%. Kjo pasqyron potencialin kolosal të kësaj mënyre të re për lehtësimin e varfërisë.

“Hapja e derës së zhdukjes së varfërisë me zhvillimin si çelës i përgjithshëm.” Në të ardhmen, Kina do të vazhdojë ta përdorë këtë çelës për nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore dhe të vijojë të japë kontributin e vet për zhdukjen e varfërisë në mbarë globin. (Wang Lei)