Kina dhe Tajlanda kanë rënë dakord të hapin "korsinë e shpejtë" për shkëmbimin e personelit dhe "kanalin e gjelbër" për shkëmbimin e mallrave midis dy vendeve në kohën e pandemisë Covid-19.

Palët arritën marrëveshjen të enjten, në takimin në Bangkok mes kryeministrit tajlandez Prayut Chan-o-cha dhe ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, shkruan “Xinhua”.

Prayut tha se Tajlanda është shumë mirënjohëse për mbështetjen dhe ndihmën e Kinës në luftën kundër Covid-19 dhe vlerëson angazhimin e vendit aziatik për ta bërë atë një të mirë publike botërore.

Wang Yi tha se bashkëpunimi i ndërsjellë i dobishëm i Kinës dhe Tajlandës i ka rezistuar me sukses epidemisë dhe ka arritur rritje kundër trendit. Kjo ka demonstruar forcën dhe perspektivën e ndritshme të bashkëpunimit dypalësh.