Kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi të enjten një letër urimi një Organizate Ndërkombëtare për Parandalimin dhe Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Tregtare, që u themelua në Pekin.

“Rregullat dhe sundimi i ligjit janë një rrjet mbrojtës për tregtarët dhe investitorët kur merren me pasiguri, rreziqe dhe sfida, dhe gjithashtu veprojnë si një shkallë e drejtë që mund të përdoret për të zgjidhur siç duhet mosmarrëveshjet tregtare”, shkroi Li, citon “Xinhua”.

“Në vitet e fundit, qeveria kineze ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis biznesi të orientuar drejt tregut, të bazuar në ligj dhe të ndërkombëtarizuar dhe ka hartuar rregullore të paanshme për të siguruar konkurrencë të ndershme”, tha ai.

Li theksoi se Kina do të vazhdojë të thellojë reformat, të zgjerojë hapjen, të trajtojë kompanitë e huaja dhe vendase në mënyrë të barabartë dhe të krijojë një mjedis më të mirë për të gjitha llojet e njësive të tregut për të bërë investime dhe inovacione.