Jetëgjatësia mesatare e qytetarëve kinezë, një tregues kryesor i zhvillimit socio-ekonomik të një vendi, arriti në 77.3 vjet më 2019-n, një rritje prej 0.96 vjet krahasuar me 2015-n. Ky ishte rezultati i të dhënave statistikore të përfshira në një raport të lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

Rritja e jetëgjatësisë mesatare të qytetarëve kinezë tregon përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit mjekësor-shëndetësor të vendit gjatë Planit të 13-të Pesëvjeçar për periudhën 2016-2020, shkruan “Xinhua”.

Midis viteve 2016 dhe 2019, qeveria qendrore e Kinës ka ndarë mbi 10 miliardë juanë (rreth 1.49 miliardë dollarë) për të mbështetur zhvillimin e 594 kushteve të kujdesit shëndetësor pediatrik dhe amësisë.