Një statujë e dëmtuar e Budës në “Longmen Grottoes”, një Trashëgimi e njohur Botërore në provincën qendrore kineze Henan, është restauruar duke përdorur teknologjinë digjitale në mënyrë që vizitorët të mund të shohin pamjen origjinale të kësaj vepre 1300-vjeçare.

Skulptura është bërë gjatë dinastisë Tang, në pushtet nga viti 618 deri më 907-n, dhe një pjesë e fytyrës, midis faqeve dhe hundës ishte zhdukur.

Duke marrë si dokumente referimi dëshmi dhe informacione mbi përfaqësime dhe statuja të ngjashme të së njëjtës periudhë, ekspertët rikthyen virtualisht pamjen e saj origjinale.

Shi Jiazhen, drejtor i Institutit Kërkimor “Longmen Grottoes”, shpjegoi se vizitorët tani mund të shohin pamjen origjinale të statujës dhe ngjyrat e paprekura në një nivel virtual, thjesht duke skanuar skulpturën e dëmtuar me një aplikacion celular.