Në kuadrin e Ditës së 7-të Kombëtare të Lehtësimit të Varfërisë të Kinës dhe Ditës së 28-të Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, disa titullarë diplomatë në Kinë vizituan më 13 tetor fshatin Chixi, që ndodhet në thellësi malore në juglindje të Kinës, për të njohur rrugën e shkëputjes nga varfëria.

Me të hyrë në fshat, mysafirët e huaj u tërhoqën nga panorama e bukur në mes të maleve e lumejve të gjelbër. Banesat e reja të fermerëve si dhe rruga e lashtë në fshat u parapëlqyen më shumë për foto.

Ambasadori i Bullgarisë në Kinë, z. Grigor Porozhanov tha: “Më pëlqen shumë panorama natyrore këtu, si një pikturë. Edhe fshati bëhet pjesë e panoramës. Admiroj shumë harmoninë këtu midis njeriut dhe natyrës. Më e rëndësishmja është se ndiej këtu kënaqësinë e banorëve.”

Ambasadori i Bullgarisë në Kinë, z. Grigor Porozhanov

Gjatë mbi tre dekadave, fshati Chixi ka provuar mënyra të ndryshme të lehtësimit të varfërisë, nga “futja e gjakut”, te “ndryshimi i gjakut” dhe deri te “prodhimi i gjakut”. Tani fshati po praktikon rrugën e zbutjes së varfërisë nëpërmjet turizmit, duke përmirësuar edhe agronominë, kulturën dhe ekologjinë.

Pasi dëgjoi historinë e shkëputjes nga varfëria të fshatiti Chixi, ambasadori Porozhanov tha se Kina ka treguar përgjegjësinë e madhe në përmbushjen e misionit të zhdukjes së varfërisë. “Duhet të bëjmë shkëmbime të thella në temat e rëndësishme dhe praktikat e suksesshme meritojnë të shpërndahen. Shkëputja nga varfëria është një temë e tillë, sepse varfëria është armiku i të gjithë shoqërisë ndëkombëtare dhe ekziston në pothuajse çdo vend. Për zhdukjen e varfërisë duhen përpjekjet e vazhdueshme, për të mirën e popujve.”

Titullarët e huaj në fshatin Chixi

Ambasadori i Moldavisë në Kinë Dumitru Braghiș vizitoi Kinën para 30 vjetëve dhe njohu gjendjen e vështirë të fshatit kinez të asaj kohe. Kësaj here ai e përshkroi ndyshimin e pamjes në fshatin Chixi si “fund e krye” dhe e vlerëson Kinën për zhdukjen e varfërisë brenda një kohe kaq të shkurtër. Ai tha se historia e Kinës në shkëputjen e varfërisë vlen të shihet nga bota dhe të mësohet nga vendet e tjera. (Wang Lei)