Ambasadori italian në Kinë, Luca Ferrari deklaroi se mundësitë e rritjes për kompanitë italiane në tregun kinez janë të prekshme, pavarësisht nga pandemia Covid-19.

“Kina është përsëri në këmbë”, -tha Ferrari, gjatë një konference “online” për të diskutuar mundësitë e ofruara nga Nisma “Një Brez Një Rrugë”.

Në shtatë muajt e parë të vitit 2020 eksporti i mallrave italianë në Kinë arriti një vlerë prej afërsisht 6 miliardë euro (7 miliardë dollarë), sipas ambasadorit, shkruan “Xinhua”.

Song Wei, zëvendësdrejtor i Institutit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Zhvillimit të Akademisë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik (CAITEC) thotë se, në të njëjtën kohë, potenciali i prodhimit të Italisë mund t'u ofrojë mundësi specifike kompanive kineze.

Portokalli italian hyri në tregun kinez