Kina është bërë tregu i qarqeve elektronikë të integruar më i madh dhe me rritjen më të shpejtë në të gjithë botën, bënë të ditur ekspertët e panairit “IC China 2020” që po zhvillohet në Shangai.

Industria kineze e çipeve regjistroi një normë mesatare të rritjes vjetore prej mbi 20%.

Yang Xudong, zyrtar në Ministrinë kineze të Industrisë dhe Teknologjisë, deklaroi se në vitin 2019 sektori i qarqeve të integruar arriti në 103.1 miliardë dollarë, me rritje vjetore prej 15.8%, shkruan “Xinhua”.

Yang vuri në dukje se vendi aktualisht mban gati 50% të pjesës së tregut botëror dhe shtoi se kompanitë në pronësi të huaj kontribuojnë më shumë se 30% në të ardhurat e shitjeve të çipeve elektronikë të Kinës kontinentale.