Kur Shenzhen-i u përcaktua një Zonë e Posaçme Ekonomike në vitin 1980 si një qytet i vogël port në jug të Kinës, pak mund ta kishin parashikuar arritjen e jashtëzakonshme të qytetit në zhvillimin ekonomik. 40 vjetë më vonë, fushat rurale i lanë vendin metropolit të përparuar urban plot rrokaqiej të mrekullueshëm, një sërë kompanish të teknologjisë së lartë dhe një portë për udhëtarët e huaj.

Distrikti Futian i Shenzhen-it

Distrikti Futian i Shenzhen-it

Me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Zonës së Posaçme Ekonomike, presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në një mbledhje të rëndësishme më 14 tetor në Shenzhen. Duke njohur këtë moment historik në historinë e Shenzhen-it, presidenti Xi tërhoqi vëmendjen e botës se sa larg ka arritur Kina në udhëtimin e saj që nga fillimi i reformës dhe hapjes së fundit të viteve 1970. Si Zona e parë e Posaçme Ekonomike e Kinës, Shenzhen-i simbolizon kalimin e shpejtë të vendit nga errësira ekonomike në aftësi ekonomike.

Historia e shndërrimit të jashtëzakonshëm të Shenzhen-it, nga një fshat peshkimi në një nga qytetet kryesore të teknologjisë së lartë në botë, është një histori që ekonomistët kanë studiuar si një model për zhvillimin industrial. Gjatë këtyre 40 viteve, PBB-ja e Shenzhen-it u rrit me një normë vjetore mesatare prej 20.7 për qind dhe PBB-në për frymë që arriti në 30 mijë dollarë, sipas kryetarit të Bashkisë Chen Rugui. Sot, PBB-ja e Shenzhen-it është më e lartë se ajo e Singaporit.

Rritja e Shenzhen-it sfidon disi edhe teorinë ekonomike. Ekonomistët shpikën frazën "efekt kapës", që argumenton se ekonomitë e varfëra priren të rriten më shpejt sesa ekonomitë më të pasura, dhe kështu që të gjitha ekonomitë në fund do të konvergojnë për sa i përket të ardhurave për frymë.

Por kjo nuk arrin të shpjegojë shpejtësinë e madhe të rritjes së qytetit. Shenzheni ka "kapërcyer" çdo parashikim. Teoria e kërcimit argumenton se zonat me teknologji ose baza ekonomike të dobët janë në gjendje të tejkalojnë me adoptimin e teknologjive dhe sistemeve të përparuara dhe të shmangin humbjen e kohës dhe burimeve në hapat ndërmjet.

Qeveria e qytetit Shenzhen synon të sigurojë një rritje të qëndrueshme afatgjatë.

Një mjet i tillë për rritje të vazhdueshme është mbajtja e niveleve të larta të investimit në kërkim-zhvillim, tashmë më e larta në Kinë duke arritur 4.2 për qind të PBB-së së saj vetëm vitin e kaluar. Ky përqendrim në gjenerimin e novacionit është pikërisht ajo që i ka mundësuar Shenzhen-it të bëhet një qendër teknologjike dhe të cilësohet si “Lugina e Silikonit” e Kinës.

Universitetet dhe qendrat kërkimore të tilla si Universiteti Tsinghua, Universiteti i Pekinit, Instituti Harbin i Teknologjisë dhe Universiteti Kinez i Hong-Kongut kanë krijuar kampuse në Shenzhen për programe kërkimore dhe pasuniversitare për të kontribuuar në rritjen e mëtejshme të këtij qyteti.

Një tjetër forcë shtytëse për rritjen e ardhshme të qytetit është identiteti i tij unik si një qytet migrantësh dhe novatorësh.

Mbërritjet në aeroport përshëndeten nga një banderolë që thotë "Nëse vini në Shenzhen, ju jeni nga Shenzheni". Ishte kjo fryma që e bëri qytetin një vend ku njerëzit nga e gjithë Kina të zhvendosen dhe të zhvillojnë ide të reja.

Në proces, Shenzhen-i është bërë një djep për koncepte të reja në projektet artistike, ndjekjet profesionale dhe zhvillimin e teknologjisë së lartë. Kjo nga ana tjetër ka ndihmuar në zhvillimin e një përqendrimi të lartë të punëtorëve të kualifikuar dhe novatorëve, duke forcuar aftësitë ekzistuese të risisë.

Një vizitor luan një lojë me temë për klasifikimin e mbeturinave në Panairin e 21-të Kineze Hi-Tech në Shenzhen

Një vizitor luan një lojë me temë për klasifikimin e mbeturinave në Panairin e 21-të Kineze Hi-Tech në Shenzhen

Kompanitë kryesore teknologjike Kinës kanë korrur përfitimet e këtij djepi sipërmarrësish e talentesh.

Kompanitë me seli në Shenzhen përfshijnë “BYD”, prodhuesi më i madh në botë i baterive të rikarikueshme; “Huawei”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të komunikimit; dhe “Tencent”, gjiganti i internetit, i cili prodhon lojëra dhe aplikacione në internet dhe ka krijuar “WeChat”. Me seli në Shenzhen janë po ashtu edhe gjiganti i komunikimit “ZTE” dhe “DJI”, prodhuesi më i madh global i dronëve civilë. Këto kompani do të vazhdojnë të tërheqin burime dhe talent në qytet gjatë edhe në të ardhmen.

Në fillim të këtij muaji, Shenzheni mori drejtimin monedhës digjitale kineze, duke lëshuar monedhë digjitale me vlerë 10 milionë juanë për 50 mijë banorë të zgjedhur rastësisht të cilët kishin aplikuar.

Të gjithë këta shembuj janë dëshmi e statusit të Shenzhen-it si një prototip, një qytet eksperimental, nga i cili pjesa tjetër e Kinës mund të mësojë.

Qytetet e tjera të Kinës do të ndjekin nga afër hapat e Shenzhen-it për të bërë hapin teknologjik në epokën e re. Vende të tjera në botë do të studiojnë politikat e zhvillimit ekonomik të Shenzhen-it, ndërsa përpiqen të nxjerrin mësime nga suksesi i tij, së pari si Zonë e Posaçme Ekonomike dhe gjithnjë e më shumë në të ardhmen si një djep i novacionit.(Alessandro Golombiewski Teixeira, ish-këshilltar special ekonomik i presidentit të Brazilit) (Albana)