Presidenti kinez Xi Jinping paraqiti dhjetë parime për zhvillimin e mëtejshëm të Zonës së Posaçme Ekonomike të Shenzhen-it. Këto parime janë: këmbëngulja në udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës, përsosja e sistemit të socializmit me karakteristika kineze, çlirimi i të menduarit dhe guximi për të eksploruar, vijimi i hapjes së gjithanshme ndaj botës së jashtme, nxitja e risive, përfitimi sa më i madh i masave popullore nga rezultatet e reformës, sundimi i ligjit, bashkërendimi i zhvillimit ekonomiko-shoqëror me mbrojtjen e mjedisit ekologjik, zbatimi si duhet i parimit "Një vend, dy sisteme" për zhvillimin e integruar të pjesës së brendshme me Hong-Kongun e Makaon dhe dhënia e kontributit për zhvillimin kombëtar.(Zhang Yan/Artan)