Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi kryetarit të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut Kim Jong-un për 75-vjetorin e krijimit të kësaj partie.

Xi shprehu në mesazhin e tij urime të ngrohta, duke theksuar se Kina dhe Koreja e Veriut janë vende fqinje me miqësi të thellë dhe vende socialiste të udhëhequra nga partitë komuniste.

“Tani bota po përballon një gjendje të ndryshme si kurrë më parë gjatë 100 vjetëve të fundit dhe situata rajonale e ndërkombëtare ka pësuar ndërlikime të thella. Jemi të gatshëm që, bashkë me shokët e Koresë së Veriut, të ruajmë, të konsolidojmë dhe të zhvillojmë marrëdhëniet Kinë-Kore e Veriut, të sjellim më shumë përfitime për të dy vendet e popujt dhe të japim kontribut të ri për paqen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e rajonit,” theksoi Xi Jinping-u.