Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB-së Geng Shuang hodhi poshtë të premten akuzat e ShBA-së ndaj Kinës mbi COVID-19 e çarmatimin në debatet e përgjithshme të Komitetit të Parë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në deklaratën e tij, një përfaqësues i ShBA-së bëri akuza të pabazuara ndaj Kinës mbi COVID-19, duke pretenduar gjithashtu që Rusia dhe Kina po shtojnë arsenalet e tyre bërthamore.

Geng ushtroi të drejtën e përgjigjes dhe hodhi poshtë akuzat e ShBA-së.

Ai tha se përfaqësuesi i ShBA-së përhapi "virusin politik" dhe përbalti Kinën mbi COVID-19, gjë që është krejtësisht e papranueshme, duke shtuar se heqja dorë nga përgjegjësia nuk mund të mbulojë gabimet që ShBA-ja ka bërë në luftimin e pandemisë dhe nuk mund të mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare.

Geng Shuang-u hodhi poshtë gjithashtu akuzat e pabazuara nga përfaqësuesi i ShBA-së kundër politikës së Kinës për kontrollin e armëve. Kina kundërshton garën e armatimeve, mbështet multilateralizmin, zbaton detyrimet e saj sipas marrëveshjeve përkatëse mbi kontrollin e armëve dhe mbështet dialogun e bashkëpunimin në fushën e sigurisë.