Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të shtunën udhëzimet për forcimin e ndërtimit të objekteve për sportet masive, që ofrojnë një plan për zbatimin më të mirë të nismës “Kina e shëndetshme” dhe kthimin e Kinës në një vend udhëheqës në fushën e sporteve.

Siç vihet në dukje në dokumentin përkatës, që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së, programi kombëtar i kalitjes fizike ka vazhduar të përparojë, ndërsa oferta dhe cilësia e shërbimeve e objekteve të sporteve masive vazhdojnë të përmirësohen. Por ende ekzistojnë probleme, si pamjaftueshmëria e objekteve sportive për të përmbushur nevojat në rritje të njerëzve.

Për të përballuar problemet ekzistuese, janë paraqitur 11 masa të reja. Ato përfshijnë kryerjen e një studimi për të përcaktuar kushtet themelore dhe për të identifikuar mangësitë; hartimin e një katalogu të tokave dhe ndërtesave josportive të disponueshme për ndërtimin e objekteve përkatëse; ndërtimin, rinovimin dhe zgjerimin e afro 1000 parqeve sportive në mbarë vendin për të ofruar hapësira të reja për të gjithë gjatë periudhës së planit të 14-të 5-vjeçar (nga 2021 deri në 2025) dhe qartësimin e politikave për të mbështetur pjesëmarrjen private në ndërtimin e pajisjeve përkatëse.