Parku Yuyuan në Shangai gjatë "javës së artë"

“Java e artë” me rastin e Festës Kombëtare të Kinës ka qenë dritarja për vëzhgimin e ekonomisë kineze. Një sërë të dhënash pasqyrojnë entuziazmin e qytetarëve kinezëve për konsum gjatë “Javës së artë” që sapo përfundoi, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Nga 1 deri më 8 tetor, kompanitë kryesore kineze të shitjes me pakicë dhe të kateringut realizuan një xhiro prej 1.6 trilionë juanësh dhe xhiro ditore mesatare u rrit 4.9% në krahasim me “javën e artë” të një viti më parë. Në mbarë vendin u pritën 637 milionë turistë, duke realizuar të ardhura nga turizmi prej 466.56 miliardë juanësh, ose një shtim përkatësisht 79% dhe 69.9% në krahasim me “javën e artë” të vjetshme. Ndërkohë, me kontributin e 100 milionë shikuesve, nga shitja e biletave të kinemasë gjatë kësaj jave u numëruan 3.95 miliardë juanë. Duke analizuar këto të dhëna, gazeta “New Jork Times” vlerëson se paraqitja e Kinës gjatë “javës së artë” është sinjali më i qartë deri më sot për rimëkëmbjen e këtij vendi pas epidemisë.

Një restorant në qytetin Nankin

Aktualisht, ekonomia kineze po ndryshon mënyrën e zhvillimit nga mbështetja e tepërt ndaj investimeve dhe eksportit te kërkesa e brendshme, sidomos te konsumi. Vitin e kaluar, konsumi kontribuuoi 57.8% në rritjen e ekonomisë kineze, duke u bërë forca kryesore nxitëse për rritjen ekonomike për 6 vjet me radhë. Prandaj, vëzhguesit e ekonomisë kineze kanë treguar vëmendje të madhe për gjendjen e rimëkëmbjes së tregut të konsumit në Kinë. Në gusht, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të artikujve të konsumit në Kinë arriti në 3.3 trilionë juanë, ose u shtua 0.5% në krahasim me gushtin e vjetshëm, duke realizuar rritjen e parë pozitive këtë vit. Entuziazmi i lartë i banorëve kinezë për konsum gjatë “javës së artë” me rastin e Festës Kombëtare i tregon botës hapat e shpejtë të tyre për kthimin në orbitën normale si dhe elastisitetin e gjallërinë e madhe të ekonomisë kineze, komentoi CMG-ja.
Rimëkëmbja e shpejtë e tregut të konsumit të Kinës është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë, kompanive dhe publikut kinez, me parakushtin e parandalimit e kontrollit si duhet të epidemisë. Kjo rimëkëmbje pasqyron edhe frymën e solidaritetit të banorëve kinezëve për kapërcimin e vështirësive, tha CMG-ja. Meriton të përmendet se konsumi i kinezëve është në përshkallëzim e sipër, falë zhvillimit të vrullshëm të ekonomisë digjitale.

Turistët në bregun e lumit Huangpujiang në qytetin Shangai

Në një artikull të revistës amerikane “Barron's” vihet në dukje se rimëkëmbja e ekonomisë kineze gjatë disa muajve të fundit është një rast i suksesshëm dhe mbresëlënës për mbarë globlin, në sajë të udhëheqjes së fortë të qeverisë kineze dhe të besimit të madh të publikut për ekonominë e vendit.