Kina nënshkroi të enjten një marrëveshje me “Gavi”, Aleanca e Vaksinave, duke iu bashkuar zyrtarisht nismës COVAX, tha të premten zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Hua Chunying.

Ky është një hap i rëndësishëm që Kina ndërmerr për të mbështetur konceptin e një bashkësie të të përbashkët të shëndetit për të gjithë dhe për të respektuar angazhimin e saj për bërjen e vaksinave COVID-19 një të mirë publike globale, tha Hua në një deklaratë në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme.

Pandemia e COVID-19 vijon të mbetet një kërcënim serioz për sigurinë dhe shëndetin global. Kina i mbetet asaj që vendet në zhvillim të kenë qasje të barabartë ndaj vaksinave të duhura, të sigurta dhe efektive.

"Vaksinat do t'u sigurohen vendeve në zhvillim me përparësi," theksoi Hua.

Pala kineze ka mbajtur komunikim të ngushtë me COVAX-in me qëndrim pro bashkimit të këtij mekanizmi. Ajo theksoi se Kina, edhe në momentin kur sot udhëheq botën me disa vaksina në faza të përparuara të kërkim-zhvillimit dhe me kapacitet të mjaftueshëm prodhues, ajo ende vendosi të bashkohet me COVAX-in. (Albana)