Një grup ekspertësh mjekësorë kinezë ka mbërritur në Angola për t'u ardhur në ndihmë vendeve afrikane në luftën kundër COVID-19.

Grupi është nga provinca Hubei dhe përbëhet nga 10 mjekë ekspertë të specializuar në sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet ngjitëse, kujdesin intensiv, kontrollin e sëmundjeve dhe Mjekësinë Tradicionale Kineze.

Të gjithë këta mjekë kanë përvojën e vijës së frontit në luftën kundër COVID-19 në Hubei.

Ata do t’i shpenzojnë dy javët në Angola për të shpërndarë përvojën e Kinës në frenimin e COVID-19 me stafin mjekësor lokal dhe do të trajnojnë mjekët lokal mbi diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19.(Xu Guang/Albana)