Të ndikuar nga koronavirusi, shitjet e pajisjeve shtëpiake tradicionale kanë rënë të gjitha në dy tremujorët e parë të këtij viti, ndërsa ato “smart”, si pajisje të mençura pa kontakt dhe produkte me funksionin e sterilizimit dhe dezinfektimit, bëhen mjellma e zezë në treg.

Gjatë festivalit kombëtar të blerjeve në internet, më 8 qershor, shitja me pakicë e pajisjeve të mençura në shtëpi renditet e dyta në klasifikim.

"Me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, kërkesat e njerëzve për cilësinë e jetës po rriten, gjë që po nxit zhvillimin e shpejtë të industrisë së mobilimit të shtëpive. Përhapja e këtij viti e koronavirusit kufizoi shumë njerëz në shtëpi, duke i bërë shumë prej tyre t'i kushtojnë më shumë vëmendje ambientit të jetesës. Kjo është arsyeja e këtij bumi të kërkesave për pajisje “smart’”, -tha Chen Yongjie, menaxher mediatik i “Xinsheng Electronics”, një kompani me bazë në Shangai.