Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës 2020 (CIIE), e planifikuar për në datat 5-10 nëntor në Shangai, konfirmon përpjekjet e Kinës për të promovuar tregtinë globale, pavarësisht nga pandemia e COVID-19, ka thënë ekspertja kubane Gladys Hernandez, e cituar nga “Xinhua”.

“Ndërsa disa fuqi globale po zbatojnë politika proteksioniste mes emergjencës COVID-19, qeveria kineze po ndërmerr hapa për të rritur shkëmbimet tregtare mes kombeve”, -tha Gladys Hernandez, eksperte e Qendrës për Hulumtime të Ekonomisë Botërore në Havana.

“Kjo është një platformë shumë e rëndësishme për mallrat dhe produktet kubane për të hyrë në tregun kinez mes krizës ndërkombëtare të provokuar nga virusi”, -tha Hernandez.