Në fjalimin e tij të mbajtur më 1 tetor në mbledhjen e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me rastin e 25-vjetorit të Konferencës Botërore të Grave, presidenti i Kinës Xi Jinping tha: "Epidemia na ka sjellë sfida të papara, por na ofron edhe rastin e rishqyrtimit të thellë dhe të ristrukturimit të së ardhmes. Zhvillimi i botës duhet të futet në një rrugë më të barabartë, më gjithëpërfshirëse dhe më të vazhdueshme."

Fjalët e Xi-së janë çelësi për të kuptuar propozimet e Kinës për periudhën pas shpërthimit të pandemisë.

Nga 21 shtatori deri më 1 tetor, Xi Jinping-u mori pjesë dhe mbajti videofjalime në pesë mbledhje të OKB-së me rastin e 75-vjetorit të krijimit të kësaj organizate, duke shtjelluar propozimin e Kinës rreth "zhvilimit më të barabartë, gjithëpërshirës dhe të vazhdueshëm".

Të mërkurën dhe të enjten, presidenti Xi paraqiti rrugëzgjidhjet e Kinës përkatësisht lidhur me mbrojtjen e biodiversitetit, nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm dhe promovimin e barazisë gjinore dhe të çështjes globale të grave. Këto propozime dhe rrugëzgjidhje të Kinës pasqyrojnë potencialin, përvojën dhe përgjegjësinë e saj.

Para pesë vjetëve, gjatë serisë së samiteve për 70-vjetorin e themelimit të OKB-së, presidenti Xi mori pjesë në një drekë pune në sferë të vogël të udhëheqësve të OKB-së mbi ndryshimin e klimës dhe mbajti një fjalim. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të civilizimit ekologjik në debatin e përgjithshëm të OKB-së atë vit dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të zbatojë rrugën e zhvillimit të gjelbër, me lëshim të ulët karboni, të qarkullueshme dhe të qëndrueshme.

Në Samitin e Biodiversitetit të OKB-së sivjet, presidenti Xi theksoi që epidemia e koronavirusit të ri ka pasur një ndikim të gjithanshëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror global. “Ne duhet të nisemi nga një perspektivë afatgjatë, të ruajmë vendosmërinë tonë dhe të ndjekim rrugën e zhvillimit të gjelbër, gjithëpërfshirës e të qëndrueshëm,” vuri në dukje Xi. Ai theksoi se, përballë rreziqeve dhe sfidave globale ndaj mjedisit, vendet e ndryshme janë një bashkësi fatesh të përbashkëta, duke shtuar se unilateralizmi është jopopullor dhe bashkëpunimi është mënyra e duhur.

Para pesë vjetëve, në 20-vjetorin e Konferencës Botërore të Grave të zhvilluar në Pekin, presidenti Xi mori pjesë dhe kryesoi Samitin Global të Grave në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Së bashku me 84 liderë të shteteve dhe qeverive dhe përfaqësues të shumë vendeve, ai ritheksoi angazhimin e tij për të promovuar barazinë gjinore dhe zhvillimin e çështjes së grave, duke bërë bashkërisht planifikimin për të ardhmen.

Në takimin e nivelit të lartë për çështjet e grave më 1 tetor, presidenti Xi tha: "Pesë vjet më parë propozova zhvillimin e një samiti global të grave dhe paraqita një sërë nismash për bashkëpunimin global, të cilat janë zbatuar plotësisht." Në të njëjtën kohë, ai bëri një thirrje: "Ka ende një rrugë të gjatë dhe duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për të krijuar një botë ku gratë nuk diskriminohen dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse e zhvillimore".

Më 1 tetor ishte pjesëmarrja e fundit e presidentit Xi në një sërë mbledhjesh të nivelit të lartë me rastin e 75-vjetorit të themelimit të OKB-së. Sivjet 1 tetori edhe është Festa e Mesvjeshtës sipas kalendarit bujqësor kinez, që simbolizon bashkimin. Në tokën e përbashkët ku jetojmë, le të përpiqemi të gjithë për një të ardhme më të bukur.(Wang Lei Çang Çuo)